Burime të komisiariatit Kuçovë bëjnë me dije se një 46 vjeçar është arrestuar për veprime të turpshme me një të mitur.
Denoncimin e ka bërë pranë këtij komisariati vetë babai i të miturës.
Sipas tij vajza shkonte shpesh tek familja e Tomorr Himës ku luante me femijët e kësaj familjeje pasi janë komshinj.
Babai i 10 vjeçares ka kuptuar se diçka ka ndodhur ne fëmijën e tij pasi ka vërejtur që e mitura kishte filluar të reagonte çuditshëm, më pas e ka pyetur dhe fëmija ka treguar çfarë ka ndodhur.
Pas kësaj babai i të miturës ka bërë denoncimin për 46 vjeçarin Tomorr Hima.
Kanë qënë specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë të cilët pas denoncimit kanë bërë arrestimi në flagrancë të shtetasit Tomor. Hima, 46 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur 10 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Veprime të turpshme”.