Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Lëkundë më datë 20.03.2025, ku shtetasja D.P., 66 vjeçe, është gjetur e pajetë afër banesës së saj. Sipas informacioneve të para nga autoritetet, dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje, duke u varur.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij incidenti tragjik. Materialet përkatëse janë dorëzuar në Prokurori, e cila do të kryejë hetimin dhe vlerësimin e mëtejshëm të rastit. Ky incident ka tronditur komunitetin lokal dhe ka lënë pas një ndjenjë të thellë dhimbjeje.