8.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Niko Peleshi flet për mandatin e Olta Xhaçkës:”Ky mocion nuk përparon dot për shkak të…”

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, ka bërë një komunikim të rëndësishëm për mediat ku ka folur për mbledhjen e fundit të grupit dhe çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.

Në mbledhjen e grupit, fokus i rëndësishëm ishte diskutimi mbi buxhetin e vitit të ardhshëm. Peleshi ka theksuar se grupi ka trajtuar me seriozitet vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatin e Xhaçkës.

Ai ka deklaruar: “Grupi parlamentar duhet të bëjë pjesën e vet për të adresuar mendimet e duhura.” Kur është pyetur për mandatin e Olta Xhaçkës, ai ka sqaruar: “Vendimin e Gjykatës Kushtetuese e zbatuam sa i përket futjes në seancën plenare. U zbatua për ta trajtuar në seancë. Është e vërtetë që ky mocion nuk përparon dot për shkak të votimit pro, kundër, dhe abstenimit që është shprehje e paqartësisë.”

Peleshi ka theksuar se ndonëse vendimi është zbatuar në mënyrë të duhur në seancën plenare, situata është komplekse dhe e paqartë për shkak të ndarjes së votave.

“Vijmë pas një takimi në Elbasan të premten, qëllimi ishte krijimi i më shumë sinergjie dhe kuptim më të mirë të situatës ku ndodhemi, duhet përfshirje e angazhim. Qeveria bën punën e saj por grupi bën të vetën edhe në komisione. Kjo ishte fryma që u materializua sot në takimin para seancës së të enjtes”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...