25 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Nikolla takon Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot paradite Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane, Dr. Mohamed Abdelkarim Al-Iss.

Në takim, Kryetarja Nikolla theksoi se Shqipëria vlerëson kontributin e Ligës Botërore Myslimane, shikuar si një organizatë ndërkombëtare humanitare. Ajo theksoi se organizata promovon miqësinë mes njerëzve dhe ka ndërmarrë përpjekje për të zgjeruar urat e dialogut dhe bashkëpunimit me të gjitha kombet, komunitetet, kulturat dhe qytetërimet. Kryetarja Nikolla vlerësoi gjithashtu harmoninë dhe tolerancën në bashkëjetesën fetare në Shqipëri, duke e cilësuar si një model pozitiv.

Kryetarja e Kuvendit tha: “Komunitetet fetare dhe besimtarët shqiptarë jetojnë në harmoni, mirëkuptim e tolerancë dhe këto janë ndër vlerat më të çmuara të Shqipërisë, të njohura dhe të vlerësuara botërisht. Mozaiku fetar i Shqipërisë është një pasuri për vendin dhe një model bashkëjetese për të gjitha vendet. Komuniteti mysliman i Shqipërisë, një komunitet progresist dhe tolerant, kontribues për zhvillimin, demokracinë dhe harmoninë fetare në Shqipëri.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...