5.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Nipi i deputetit Rrahman Rraja hyn me maska në nje lokal në Lezhë/ Si u arratis drejt Dubait i ndihmuat nga një person tjetër

Ramazan Rraja dhe miqtë e tij që terrorizuan Lezhën 3 javë më parë duke u futur të armatosur në një lokal në Zejmen, janë arratisur nga Shqipëria pas ngjarjes dhe destinacioni i tyre ka qenë Dubai. Ky shtet është i preferuari në mesin e kriminelëve shqiptar, për shkak se nuk ka marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë.

Ramazani është nipi i deputetit të PS Rrahman Rraja, një prej personave të armatosur me kallashnikov. Rraja kishte pak muja që ishte liruar nga burgu në Belgjikë, ndaj të cilit ishte vendosur masa detyrim paraqitje. Ditën e ngjarjes Ramazani Rraja, Roan Brahimi dhe Alesio Dobrozi, kontrolluan klientët pasi kishin shkuar për të kërkuar kushëririn e pronarit të lokalit i cili kishte pasur një konflikt me mikun e tre të armatosurve. Por pasi nuk e kanë konstatuar në lokal janë larguar.

Të tre personat e përfshirë në këtë ngjarje, sipas burimeve besohet se vepronin për llogari të një grupi kriminal në zonën e Durrësit dhe Krujës. Hetuesit kanë dyshime se arratisja e tyre drejt Dubait është mundësuar nga një person që njihet si pjesë e një grupi të fuqishëm kriminal, i arrestuar dhe liruar më herët për grup të sktrukturuar kriminal.

Të rinjtë janë shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”, e mbetur në tentativë, të kryera në bashkëpunim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...