8.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Nisin përgatitjet për finalen e Euro2020/ Trajneri vendos të punojë me dyer të mbyllura

Kanë nisur përgatitjet për Italinë e Roberto Mançinit. Megjithatë, për efekt privatësie dhe për të shmangur surpriza të pakëndshme, trajneri “axurr” ka vendosur të punojë me dyer të mbyllura.

Interesi nga kundërshtarët do të jetë i madh për të mësuar diçka paraprake dhe Mançini nuk dëshiron t’i lërë asgjë rastësisë apo të humbasë ndeshjen për ndonjë lajm të nxjerrë pa dëshirën e tij, kështu që ka vendosur të mbyllë dyert e Koverçanos.

Italia, gjatë transfertës londineze për finalen e “Euro 2020”, do të pritet në një hotel tjetër krahasuar me atë përballë “Wembley”-t të përdorur për gjysmëfinalen ndaj Spanjës. Në aspektin logjistik do të kishte qenë një zgjedhje optimale, por “Axurrët” për stërvitjen paraprake ishin detyruar të zhvendoseshin me furgon për të shkuar në stadiumin “The Hive”.

UEFA ka parashikuar një sistemim më larg nga “Wembley”, por ku brenda do të ketë një fushë stërvitore për të evituar zhvendosjet e tilla. Prezent parashikohet të jetë edhe Leonardo Spinacola, normalisht jo për ta luajtur atë finale.

Do të jetë në Londër që të shtunën, për të përjetuar edhe vigjiljen me skuadrën. Pas ndeshjes, mbrojtësi do të rikthehet në Itali dhe mundësia më e madhe është që ta bëjë me çarterin e kombëtares.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT