21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Nisma e qeverisë për Javët Kulturore Ndërkombëtare/ Deputeti demokrat: “Rama promovon gjithçka përveç Shqipërisë”

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka ironizuar nismën e qeverisë për Javët Kulturore Ndërkombëtare të cilat do të zhvillohen për gjatë gjithë vitit.

Nisma e propozuar nga Rama, ka si qëllim promovimin e të gjitha kulturave, ndërsa Këlliçi thotë se kreu i qeverisë po promovon vendet e huaja dhe jo Shqipërinë.

Ai thotë se vendi ynë dhe kultura shqiptare duhet të kenë identitetin e tyre.

Reagimi i Kelliçit

Partia Demokratike e Shqipërisë ka qenë forca politike nismëtare që mbështeti fuqimisht hapjen e Shqipërisë ndaj kulturave perëndimore. Shqipëria doli nga izolimi i gjatë kulturor komunist, kohë kur censurohej letërsia dhe filmi, kur ndalohej muzika e huaj dhe çdo shprehi artistike që nuk ishte fabrikim i realizmit socialist. Shqiptarët vuajtën nga mungesa e informacionit për dekada të tëra. Vendi ynë u nda brutalisht nga Europa dhe u kthye në një miniaturë sovjetike, pikërisht nga prindërit e qeverisë aktuale, e cila është qeliza bijë e Partisë së Punës.
Sezoni turistik ka nisur dhe vendi nuk është i përgatitur nga ana infrastrukturore. Rrugë në ndërtim të mbetura pezull, punime të tejzgjatura , pluhur betonieresh, rrëmujë dhe ndotje urbane.
Në momentin që flasim autobusët me turistë nuk kanë vendparkime dhe jemi shumë larg rregullit dhe standardeve të Bashkimit Europian.
Shqipëria, ashtu si Greqia, Italia, Kroacia dhe vendet fqinje, duhet të zhvillojë turizmin identitar. Vizitorët e huaj duan të njohin Shqipërinë, kulturën e saj, muzikën dhe gatimet shqiptare.
Jemi në sezon turistik por qeveria Rama promovon gjithçka përveç Shqipërisë.
Promovimi i kulturave të huaja është pikë së pari detyrë e ambasadave dhe e organizatave kulturore të huaja. Taksapaguesit shqiptarë nuk kanë pse të paguajnë për të promovuar nisma të tilla.
Turistët e huaj kërkojnë informacion dhe aktivitete kulturore shqiptare nga të gjitha trevat. Arsyeja e ardhjes së tyre këtu është Shqipëria, ajo çka ofrojmë ne, nga veriu në jug.
Po Shqipëria kur do promovohet? Kjo duhet të na shqetësojë.
Turizëm do të thotë identitet.
Identitet historik, kulturor dhe kulinar. Qeveria Rama e trajton Shqipërinë si një kulturë inferiore dhe e le në hije si një skuqje nga turpi.
Kjo është e papranueshme për çdo shqiptar që ka një fije krenarie për vendin dhe identitetin e tij.
Ne kemi shumë për ofruar, edhe pse jemi vend i vogël.
Kjo qasje inferiore e qeverisë Rama është e krahasueshme me një restorant mesatar që i shërben makarona turistëve italianë dhe sushi atyre japonezë.
Kjo që po ndodh është mungesë vizioni, paaftësi dhe padije.
Qeverisë Rama i mungon kontakti me operatorët turistikë. Ajo nuk merr në konsideratë opinionet e ekspertëve të fushës, duke krijuar perceptimin publik se Shqipëria është e pamjaftueshme kulturalisht.
Partia Demokratike vlerëson se vendit i duhet strategji e re për t’u promovuar ndërkombëtarisht. Turizmi ynë duhet të ketë identitetin e tij kulturor, ashtu si të gjitha shtetet fqinje dhe ato të Bashkimit Europian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...