10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Një 42-vjeçare shoqërohet nga policia në Vlorë për ofendime ndaj turistëve

Një 42-vjeçare është shoqëruar nga policia në Vlorë pasi ka debatuar dhe ofenduar disa turistë. Sipas njoftimit të policisë, pas verifikimeve, u konstatua se 42-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe u shoqërua në spitalin psikiatrik të Vlorës për trajtim mjekësor.

**Njoftimi i Plotë i Policisë:**

Në lidhje me një postim në rrjetet sociale ku shfaqej një shtetas në një prej plazheve të qytetit të Vlorës, duke debatuar dhe përdorur fjalë fyese ndaj disa turistëve të huaj, ju informojmë se: Pas marrjes dijeni të këtij incidenti nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, është bërë i mundur identifikimi dhe shoqërimi i shtetases në video, K. H., 42 vjeç, banues në Vlorë.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se 42-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe u shoqërua në spitalin psikiatrik të Vlorës për trajtim mjekësor. Policia Vlorë është e përkushtuar për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe turistët. Ne inkurajojmë qytetarët të raportojnë çdo incident të ngjashëm dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...