27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Një ditë mbas Kuvendit ,kryetari i PD-së do të mbledhë Këshillin Kombëtar

Një ditë pasi Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha vendosi shkarkimin e Lulzim Bashës, kryetari i PD-së do të mbledhë sot në orën 15:00 Këshillin Kombëtar.

Gjatë deklaratës së bërë dje kryedemokrati tha se në mbledhjen e sotme do të shkarkohet kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka dhe anëtarët Kryesisë që ishin pjesë e Kuvendit të Berishës.

“Asnjë deklarim i dalë nga ky tubim nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike dhe institucionet e zgjedhura të PD. Në përgjigje të falsifikimeve, shpërdorimit të funksioneve, simboleve, dhe në kundërshtim me urdhrat dhe vendimet zyrtare të organeve të partisë, kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur thirrjen e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar nesër, e diel, më 12 dhjetor 2021 ora 15:00, me këtë rend dite: 1. Miratimi i një Rezolute lidhur me situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga veprimtaria antistatutore që dëmtojnë rëndë interesat politike dhe elektorale të PD-së. 2. Miratimin e propozimit të Kryesisë për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe disa anëtarëve të Kryesisë për shkelje të rënda të Statutit të PD-së dhe vendimit të Kryesisë të datës 15 Nëntor”, deklaroi Basha.

Kujtojmë që dje u shkarkuan kryetarët e degëve në Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Ata nuk u paraqitën në mbledhjen e thirrur dje nga Basha dhe refuzuan urdhrat për Kuvendin. Dje delegatët e Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha vendosën me 4446 vota pro për shkarkimin e Bashës, për thyerje të rënda të statutit të PD për marrje të kompetencave.

Po ashtu u miratua ngritja e një Komisioni të quajtur Komisioni i Rithemelimit të PD-së me 29 anëtarë që synon të marrë në dorë partinë deri më 22 mars 2020 kur do të thirret një Kuvend i ri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...