8.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Një ditë pas rritjes së çmimit të karburanteve , Bordi i Transparencës vendos të ulë sërisht çmimet

Bordi i Transparencës për çmimin e karburanteve ka vendosur që të ulë me disa lekë çmimin e naftës dhe benzinës, në ndryshim nga dje, ku pati një rritje me 9 lekë.

Prej disa ditësh, çmimet janë duke u ndryshuar çdo ditë, edhe pse efekti financiar në xhepat e qytetarëve është pothuajse i pandjeshëm, në raport me rritjen e çmimit në përgjithësi.

Bordi i Transparencës në datë 6 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 231 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 229 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 217 ekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 6 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: “Çmimet e naftës në Shqipëri janë rritur më moderuar krahasuar me tregjet globale”

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, ku diskutoi mbi pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe situatën në...

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të inteligjencës iranian, Esmaeil Khatib: “Roli i tij në...

0
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë detaje të reja mbi sulmin e synuar në Teheran, i cili çoi në vdekjen e ministrit të...

Aksion në ARBK, zyrtarët merren në pyetje për keqpërdorim dhe falsifikim dokumentesh

0
Autoritetet në Kosovë kanë marrë në pyetje disa zyrtarë të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) të mërkurën, përfshirë ushtruesen e detyrës së kryeshefes,...

Rama: “Më mirë marzh fitimi më i ulët se bord për naftën në kurriz...

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, duke theksuar se qëllimi kryesor është mbrojtja e konsumatorëve nga ndikimet e krizës...

Lufta për PS-në e Vlorës: “Kaso apo kandidat tjetër? Përplasja e madhe politike po...

0
Zgjedhjet për drejtimin e Partisë Socialiste në Vlorë po shndërrohen në një betejë të fortë mes fraksioneve të brendshme. Kryetari aktual, Klevis Kaso, mbështetet...