4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“Një dollap e zbuloi gjithçka” – SPAK heton apartamentin e fshehur të Veliajt në “Kodra e Diellit”

Një apartament i vendosur një kat mbi banesën zyrtare të çiftit Erion Veliaj–Ajola Xoxe në kompleksin “Kodra e Diellit” është kthyer në një nga provat kyçe të SPAK në hetimin për korrupsion dhe pastrim parash që ka çuar në arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, ndërtuesi Gentian Sula, përfaqësues i kompanisë “Agikons”, dyshohet se ka luajtur një rol kyç në mbulimin e pronësisë reale të këtij apartamenti, duke simuluar një marrëdhënie fiktive qiraje dhe duke e regjistruar atë në emër të kompanisë së tij.

“Për organin procedues, krijohet bindja se Gentian Sula, me simulimin aktiv të një marrëdhënieje qiraje… ka kryer veprime objektive për të justifikuar përfitimin e parregullt të çiftit Veliaj-Xoxe”, – thuhet në dosjen hetimore të SPAK.

Apartamenti “hije” dhe miqtë e afërt

Banesën në katin e pestë, direkt mbi apartamentin ku jeton çifti Xoxe–Veliaj, e ka banuar për vite me radhë aktori i njohur i “Portokalli”, Gazmend Paja, mik i ngushtë i familjes. Ai është larguar në vitin 2019, duke deklaruar se banesa iu zëvendësua me një tjetër nga ndërtuesi Gentian Sula.

Pas largimit të Pajës, hetuesit kanë identifikuar komunikime të shumta mes Ajola Xoxes dhe arkitektit Olsi Eftimi për rikonstruksionin dhe mobilimin e kësaj banese, përfshirë edhe diskutime për ndërtimin e shkallëve të brendshme që do ta lidhnin apartamentin me katin poshtë – aty ku jeton zyrtarisht çifti.

Një dollap që zbuloi gjithçka

Hetimet kanë marrë një kthesë vendimtare falë dëshmisë së mobilierit Arlind Kodra, i cili ka konfirmuar se ka prodhuar një dollap për këtë apartament, me porosi të Ajola Xoxes në vitin 2021. Sipas tij, punimet u bënë pikërisht në banesën “lart” të çiftit, të cilën e kishte vizituar së bashku me Xoxen.

Ky detaj çoi në një kontroll zyrtar të BKH-së më 14 prill 2025, ku u identifikua i njëjti dollap i ndërtuar nga Kodra dhe një kontratë qiraje me një person të tretë, R.C., që e kishte marrë banesën nëpërmjet agjencisë “Future Home”.

Por SPAK dyshon se kjo kontratë ishte një fasadë, për të fshehur përfitimin real nga familja Veliaj-Xoxe dhe lidhjet korruptive me ndërtuesin.

“Marrëdhënie e gjatë korruptive”

Sipas Prokurorisë, kjo nuk është një marrëveshje e izoluar, por pjesë e një marrëdhënieje të gjatë dhe të strukturuar korrupsioni, mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe ndërtuesit Gentian Sula, lidhur me favorizime, leje ndërtimi dhe përfitime të dyshimta.

Hetimi është zgjeruar edhe në një vilë në Qerret, ku dyshohet se janë kryer punime me të njëjtin model. Komunikimet e sekuestruara zbulojnë përfshirjen direkte të Ajola Xoxes në projektimin dhe mobilimin e pasurive që formalisht nuk figurojnë në emrin e saj.

SPAK pritet të dërgojë shumë shpejt dosjen në gjykatë, duke përfshirë akuzat për korrupsion pasiv dhe pastrim parash ndaj çiftit Veliaj-Xoxe dhe ndërtuesit Gentian Sula, ndërsa apartamenti i pestë në “Kodra e Diellit” po kthehet në simbolin e skemës së pasurive të fshehura.

Ky është lajmi i tretë që implikon emra të njohur të politikës e showbiz-it në një nga hetimet më të bujshme të viteve të fundit, ku një dollap rezulton prova që ngre dyshimet për një mashtrim të organizuar në zemër të kryeqytetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...