15.5 C
Tiranë
Saturday, May 16, 2026
spot_img

Një grua në Korçë plagoset me thikë nga ish-i dashuri pasi ky i fundit përfundoi dënimin për përndjekje

Një grua në Korçë, Mandarina Çela, është plagosur rëndë pasi ra pre e dhunës së ish-të dashurit të saj, Ilia Cani, nga i cili ishte ndarë para dy vitesh. Incidenti ndodhi pasi Cani, i cili kishte përfunduar dënimin me burg për përndjekje, u lirua gjashtë muaj më parë dhe vijoi përndjekjen ndaj ish-partneres. Çela u sulmua me thikë në fytyrë, duke pësuar plagë në mjekër dhe qafë, ndërsa po ecte në lagjen nr. 4 të Korçës, pranë zonës së njohur si “Trekëndëshi”.

Autori i krimit, 41-vjeçari Ilia Cani, e sulmoi ish-të dashurën pasi ajo i kërkoi të largohej, dhe pas aktit u arrestua nga policia në flagrancë. Viktima u dërgua në spitalin e Korçës, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Mjekët kanë konfirmuar se gjendja e saj është e stabilizuar.

Marjana Plaka, motra e së plagosurës, dëshmoi se përndjekja dhe dhuna kanë qenë të vazhdueshme që nga ndarja e çiftit. “E pashë që nga spitali. Motra po kalonte rrugës dhe ai i doli përpara, e rrëzoi në tokë dhe e goditi me thikë. Motra e kishte denoncuar disa herë në polici dhe ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje, por ai vazhdonte ta përndiqte”, shprehet Plaka, duke theksuar se autori nuk pranonte faktin se lidhja kishte përfunduar.

Policia e Korçës bëri të ditur se në dhjetor të vitit 2022, Ilia Cani ishte arrestuar për përndjekje ndaj Çelës dhe u dënua me vetëm një vit e gjysmë burg, ndonëse Kodi Penal parashikon deri në katër vite burg për rastet kur përndjekësi është ish-bashkëjetues apo ka pasur lidhje shpirtërore me viktimën. Cani u lirua në maj të vitit 2024, dhe që atëherë kishte rifilluar të përndiqte ish-të dashurën e tij.

Ngjarja ka ngjallur indinjatë në komunitetin e Korçës, duke ngritur pyetje për efektivitetin e sistemit të drejtësisë dhe mbrojtjes së viktimave të dhunës në marrëdhënie.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Taliban miratojnë rregullore të re për martesën dhe divorcin në Afganistan – rriten shqetësimet...

0
Autoritetet e Talibanit në Afganistan kanë miratuar një sërë rregullash të reja që kufizojnë më tej të drejtat e grave dhe vajzave, që nga...

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Britani, dy shqiptarë dënohen me mbi 18...

0
Katër anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, mes tyre dy shtetas shqiptarë, janë dënuar në Britaninë e Madhe pas një hetimi të gjerë...

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar – përplasje e fortë me disa...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Itali, ku një i ri me origjinë shqiptare ka humbur jetën si pasojë...

Aksident në Elbasan, automjeti përfundon në përroin e Zaranikës – fatmirësisht pa viktima

0
Një aksident rrugor është regjistruar në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Sipas informacioneve paraprake, personat...

“Zero tolerancë ndaj abuzuesve” – Ministri i Brendshëm reagon pas operacionit në Sarandë

0
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas operacionit të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Policia e Shtetit në Sarandë, ku...