10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Një i dënuar ndërron jetë në QSUT: Hetimet vijojnë

Shtetasi Namik Paja, i lindur më 5 janar 1951 dhe banues në Berat, ka ndërruar jetë më 9 dhjetor 2024, pranë ambienteve të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Tiranë. Paja ishte i dënuar për veprën penale të “Kundërshtimit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe vuante një masë “shtrim i përkohshëm” të vendosur nga gjykata.

Sipas njoftimit zyrtar, Paja vuante nga disa sëmundje serioze, përfshirë çrregullim bipolar, insuficiencë kardiake, sindromë iskemike të zemrës, hipertension arterial (stad II-III), çrregullime psikotike dhe hernje umbilikale. Gjatë qëndrimit të tij në institucionet e burgjeve, ai ishte shtruar tri herë në Qendrën Shëndetësore të Burgut, ku kishte marrë trajtime mjekësore të përshtatshme.

Ngjarja është raportuar menjëherë tek autoritetet kompetente, përfshirë Prokurorinë, Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHKBB) dhe Policinë e Shtetit, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen e të ndjerit. Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar që protokollet e trajtimit shëndetësor janë ndjekur sipas rregullave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...