24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Altin Dumani dekorohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit si ‘Kampion Antikorrupsioni’

Altin Dumani, drejtuesi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), është përzgjedhur nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një nga 10 kampionët ndërkombëtarë të antikorrupsionit për vitin 2024. Gjatë ceremonisë së zhvilluar për këtë rast, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e vlerësoi Dumanin për udhëheqjen e tij të jashtëzakonshme dhe kontributin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Blinken theksoi se SPAK është një institucion i ri, por që tashmë ka shënuar suksese të rëndësishme në goditjen e politikanëve të nivelit të lartë dhe grupeve kriminale. Ai u shpreh se Altin Dumani është një nga njerëzit më të besueshëm në Shqipëri dhe se SPAK ka arritur të ndërtojë një standard të ri besueshmërie në vend.

Altin Dumani, nga Shqipëria, drejton një agjenci të re (SPAK). Ka goditur politikanë të lartë, por edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë punë të jashtëzakonshme dhe një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucion me të besueshme në Shqipëri,” deklaroi Blinken.

Ky vlerësim ndërkombëtar për Dumanin dhe institucionin që ai drejton, thekson rëndësinë e luftës kundër korrupsionit si një nga sfidat kryesore për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri. Dekorimi është një mesazh i qartë për të inkurajuar përpjekjet për drejtësi të pavarur dhe transparencë në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...

Horoskopi ditor, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri. Mund të bëni hapa të rëndësishëm në një projekt personal ose profesional. Në dashuri, shmangni reagimet impulsive dhe...

Parashikimi I motit, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
Për 18 qershorin, moti në Shqipëri parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë, me temperatura tipike verore. Në pjesën më të madhe të vendit...

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...