7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Një javë pa gjurmë: Ende asnjë lajm për 35-vjeçaren shqiptare të zhdukur në Itali

Kalojnë ditët, por ende nuk ka asnjë lajm për Floresha Prengun, 35-vjeçaren me origjinë shqiptare që prej vitesh jeton në Trento të Italisë dhe është nënë e dy vajzave të vogla. Sot është bërë një javë e plotë që nga momenti kur gruaja humbi çdo kontakt me familjen.

Sipas mediave italiane, më 22 tetor, Floresha doli nga banesa për të shkuar në punë, por nuk u kthye më në shtëpinë ku jetonte me bashkëshortin dhe vajzat e saj. Familjarët ngritën menjëherë alarmin, ndërsa policia dhe njësitë e zjarrfikësve të Trentos nisën kërkimet intensive, përfshirë edhe zonat përgjatë lumit Adige.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, asnjë gjurmë e saj nuk është gjetur. Si në ditën e parë, ashtu edhe në ditët pasuese, kërkimet kanë rezultuar pa sukses.

Mediat shqiptare dhe komuniteti shqiptar në Itali janë vënë në lëvizje për të shpërndarë informacionin, me shpresën që nëna e re të mund të gjendet dhe të kthehet shëndoshë në familje.

Burime nga autoritetet italiane konfirmojnë se një njoftim zyrtar për zhdukjen është shpërndarë në të gjitha prefekturat e vendit, ndërsa thirrja për ndihmë publike mbetet e hapur:

“Kushdo që mund të ketë parë ose të ketë ndonjë informacion për Floresha Prengun, 35 vjeç, të kontaktojë menjëherë në numrin emergjent 112.”

Ndërkohë, ankthi i familjes sa vjen e shtohet, ndërsa dy vajzat e vogla të Floresha Prengut presin ende që nëna e tyre të kthehet në shtëpi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...