18.2 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Pas largimit të Bruna Mersinit,Briseida Çakërri, deputetja e re që përfaqëson Vlorën në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zyrtarizuar mandatin e ri parlamentar për Briseida Çakërrin, përfaqësuese e Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës. Ajo zëvendëson Bruna Mersinin, e cila hoqi dorë nga mandati për të kandiduar në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Vlorës, që do të mbahen më 9 nëntor.

Në mbledhjen e së mërkurës, KQZ konfirmoi se Çakërri mori mandatin e deputetes si pasuesja me më shumë vota në listën shumëemërore të zgjedhjeve të 11 majit.

Por kush është Briseida Çakërri, deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë?

Një profil akademik me rrënjë në Vlorë

Briseida Çakërri është ekonomiste dhe pedagoge e njohur vlonjate, e cila prej më shumë se një dekade kontribuon në fushën akademike dhe jetën publike të qytetit. Me një formim të konsoliduar në ekonomi dhe përvojë ndërkombëtare, ajo përfaqëson brezin e ri të profesionistëve që synojnë ta lidhin politikën me dijen dhe integritetin publik.

Ajo ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Financë pranë Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, ndërsa më pas ka ndjekur Masterin e Shkencave në Universitetin “Pavarësia Vlorë”, ku ka vijuar edhe si pedagoge. Aktualisht është doktorante në Universitetin “Luigi Vanvitelli” në Napoli, Itali, në programin Dottorato di Ricerca, me fokus në ekonominë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Nga auditoret në politikë

Çakërri ka qenë anëtare e Këshillit Bashkiak të Vlorës që prej vitit 2019, duke u angazhuar në çështje të administrimit vendor dhe politikave publike. Paralelisht, ka punuar si lektore në Universitetin “Pavarësia Vlorë” (2016–2023), ku ka mentoruar studentë dhe ka mbajtur detyra akademike e administrative.

Në periudhën 2023–2025, ka zhvilluar një eksperiencë kërkimore dyvjeçare në Napoli, si kërkuese shkencore pranë Universitetit “Luigi Vanvitelli”, ku ka marrë pjesë në projekte ndërkombëtare, përfshirë Horizon Europe, me fokus në aspektet ligjore dhe financiare të kërkimit shkencor në BE.

Kontributi shkencor dhe angazhimi publik

Briseida Çakërri ka publikuar artikuj në revista akademike si Pavarësia Scientific Journal, duke trajtuar tema mbi lëvizjen ndërkombëtare të kapitalit, sigurimet shoqërore dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ajo ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare në Kosovë, Greqi dhe Shqipëri, ku ka prezantuar punime mbi privatizimin dhe integrimin euroatlantik të rajonit.

Zotëron anglishten dhe italishten në nivel profesional dhe është trajnuar në projektet kërkimore të BE-së, përfshirë ato të programit Marie Skłodowska-Curie.

Një zë i ri nga Vlora në Kuvend

E njohur për seriozitetin dhe aftësitë e saj bashkëpunuese, Briseida Çakërri sjell në Kuvend një profil që ndërthur eksperiencën akademike me angazhimin qytetar.

Nga sot, e mërkurë, 29 tetor 2025, ajo është zyrtarisht deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë, mandatuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të përfaqësuar qytetarët vlonjatë në parlamentin shqiptar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...