27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Një nënë shqiptare e deportuar nga Britania e Madhe për të vuajtur dënimin me burg

Një nënë shqiptare e tre fëmijëve, njëri prej të cilëve i porsalindur, është bërë gruaja e parë që deportohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë për të vuajtur një dënim me burg, duke shkaktuar debate të forta në opinionin publik britanik.

Vendimi vjen në një periudhë ku tensionet dhe protestat kundër emigracionit janë rritur ndjeshëm në Mbretërinë e Bashkuar, dhe duket se autoritetet britanike kanë dashur të japin një “shembull” për rastet e ardhshme.

Në bazë të vendimit, gruaja do të duhet të ndahet nga fëmijët e saj për të vuajtur një dënim 4-mujor në burgun e Pojskës, në qytetin e Pogradecit.

Sipas mediave britanike, përfshirë The Telegraph, gruaja është dënuar pasi kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur një pasaportë rumune të falsifikuar.

Rasti ka ngjallur reagime të ndryshme në publik, ndërsa ekspertët e çështjeve ligjore dhe të emigracionit po diskutojnë mbi proporcionalitetin e dënimit dhe ndikimin mbi fëmijët e saj.Pavarësisht kërkesës së saj për të mos u deportuar, gjykata dhe prokuroria britanike kanë qenë të pamëshirshme, duke refuzuar çdo rrethanë lehtësuese.

Në dëshminë e saj, gruaja tregoi se kishte përfunduar studimet për inxhinieri kompjuterike në Shqipëri në vitin 2019, përpara se të transferohej në Britani për t’u bashkuar me partnerin e saj, me të cilin ka tre fëmijë.

“Nuk kam pasur një martesë zyrtare me burrin tim, por e konsiderojmë veten të martuar sepse kemi jetuar së bashku që nga viti 2019 dhe kemi fëmijë së bashku”, është shprehur ajo përpara gjykatës.

Ajo ka theksuar se jeta e saj tashmë është ndërtuar në Britani dhe se ndarja nga familja është një goditje e rëndë për të:

“Kam një familje të madhe në Shqipëri dhe shkoj mirë me ta, por jeta ime është në Mbretërinë e Bashkuar. Nuk mund ta duroja idenë e ndarjes prej fëmijëve të mi.”

Ajo tha gjithashtu se familja e saj në Shqipëri është e turpëruar nga rasti, duke shtuar se ajo nuk ka qenë kurrë më parë e dënuar, as në vendlindje dhe as në Britani.

“Familja ime është shumë e turpëruar për këtë rast pasi unë nuk jam nga lloji i familjes që futet në telashe. Përpara kësaj vepre penale nuk kam pasur dënime në Shqipëri apo në Mbretërinë e Bashkuar”, u shpreh 25-vjeçarja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...