7.5 C
Tiranë
Saturday, March 28, 2026
spot_img

“Një thikë pas shpi Kosovës e shqiptarëve”/ Ish-deputetja e LDK në Kosovë Melihate Tërmkolli: “Do ta kundërshtoj në vazhdimësi këtë projekt që do të thotë një Jugosllavi e Re”

Ish-deputetja e LDK në Kosovë, Melihate Tërmkolli e pranishme në protestën e ish kryeministrit Berisha në Tiranë, e quajti një thikë pas shpine për Kosovën, projektin e ‘Ballkanit të hapur’.

Një thikë pas shpi Kosovës e shqiptarëve. Sot ne, këtu dhe gjithnjë do ta kundërshtojmë me gjithë fuqinë tonë, dhe nuk është e vogël. Fuqia e popullit është e madhe”, u shpreh ajo.

Do ta kundërshtoj në vazhdimësi këtë projekt që do të thotë një Jugosllavi e Re dhe është përpjekja e fundit e Vuçiçit, që realizoi planet nga Garashanini e deri te Millosheviçi. Kjo nuk do të ndodhë, është kalaja Kosovë dhe janë shqiptarët këtu në Shqipëri dhe kudo që janë. A e dini ju që Vuçiçi është ndër kritikuesit më të mëdhenj të Millosheviçit, jo pse bëri gjenocidin, por përse nuk e përfundoi punët për t’i hedhur shqiptarët në det dhe për ta marrë Kosovën.

Do sosorsianë të rinj kam dëgjuar të thonë, që nëse Serbia e njeh Kosovën do ta pranojmë Ballkanin e Hapur. Kurrë dhe asnjëherë nuk do ta pranojmë. Rama duhet ta shpallë nul këtë pakt. Nuk e duron dot Kosova, nuk e duron dot Shqipëria këtë pakt. Ne shqiptarët kemi vetëm një pakt dhe një lidhje me SHBA-të dhe Perëndimin. Krejt ata politikanë që janë kombëtarë s’ka se si të mos jenë pro-amerikanë. Shtiren si pro amerikanë ata që ngrihen kundër kombit të vet dhe popullit të vet. Amerika është me popullin shqiptar, ndërsa shqiptarët janë me Sali Berishën”, tha Tërmkolli.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tonin Voci kryeson garën për Drejtor të Policisë: “Lista është në tryezën e Ramës”

0
Pas largimit të Ilir Prodës nga drejtimi i Policisë së Shtetit më 1 mars, gara për zgjedhjen e kryepolicit të ri ka hyrë në...

Kushtrim Kokalla mohon çdo përfshirje në vrasjen e Lirdona Ademajt: “Takimet nuk lidhen me...

0
Seanca e së premtes në gjyqin për vrasjen e Lirdona Ademajt solli deklarata të forta nga i akuzuari Kushtrim Kokalla, i cili mohoi çdo...

“Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim” – Behgjet Pacolli reagon pas...

0
Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka reaguar ashpër pas deklaratave të akuzuarit Granit Plava në sallën e gjyqit, i cili pretendoi se Pacolli kishte...

“E kam të vërtetuar: Rogerti është kushëri i sponsorit kryesor të Big Brother” –...

0
Ish-konkurrenti i Big Brother VIP, Elton Tozaj, ka bërë deklarata të forta lidhur me trajtimin e diferencuar të banorit aktual, Rogerti, brenda shtëpisë më...

“Sulme ajrore amerikano-izraelite goditën fabrikën e uraniumit në Iran” – raportojnë mediat iraniane

0
Bombardimet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kanë goditur fabrikën e përpunimit të uraniumit në Iran, raportuan sot mediat lokale. Sipas agjencisë së lajmeve Fars,...