10.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Një vit pas ndarjes nga jeta, publikohet letra emocionale e Hueyda El Saied

Thuajse një vit pas ndarjes së saj nga jeta, zbulohet një shënim dhe një dhuratë shumë domethënëse e Hueyda El Saied, të cilën e la teksa ndodhej e shtruar në spitalin ku luftonte me sëmundjen e rëndë.

Gjatë programit “S’e Luan Topi’, përmes bashkëshortit të saj erdhi kjo dëshmi, nga përjetimet e artistes të cilat i përshkroi përmes një pikture me titull “Rilindja”.

“Jam pacientja e dhomës 271. Ndodhem e shtruar prej disa javësh pas rëndimit të kancerit tim të trefishte negativ të gjirit, me të cilin po luftoj prej më shumë se një viti. Kohët e fundit kam kuptuar se nuk jam vetëm në luftë dhe se çdo sukses ka qenë punë e një ekipi. E kam fjalën sigurisht për personelin, infermierët, mjekët, burrat dhe gratë, përfshihen të gjithë. Kam zbuluar që këtu ka aq njerëz të jashtëzakonshëm, e profesionistë të përkushtuar, sa më mungojnë fjalët.

Kjo është arsyeja pse i detyrohem. Kështu, duke qenë se jam piktore më lindi i deja të krijoj një pikturë kolektive në të cilën do të merrnin pjesë të gjithë. Të gjithë ranë dakord të pikturojnë në këtë pikturë të quajtur “Rilindja”. Secili nga ana tjetër pikturuan një pjesë të kësaj luftëtareje shumëngjyrëshe dhe ka qenë një goditje me penel kundër sëmundjes”– shkruante Hueyda El Saied pak ditë para se të ndërronte jetë.

El Saied ndërroi jetë në moshën 46-vjeçare në 23 nëntor 2021 pasi luftoi për më shumë se 1 vit me kancerin e gjirit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...