13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

1 mijë hektarë tokë bujqësore ndodhen nën ujë në Shkodër/ Spahija :konviktet janë në dispozicion të familjeve

Sipërfaqja nën ujë në territorin e Bashkisë Shkodër është zgjeruar gjatë orëve të mbrëmjes, ku përveç reshjeve shkarkimet e hidrocentraleve po japin ndikimin e tyre. Afro 1 mijë hektarë tokë bujqësore ndodhen nën ujë, ku Ana e Malit dhe Guri i Zi janë njësitë më problematike.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, ka parë nga afër situatën në disa njësi, ku fillimisht u ndal në Dajç. Ai bëri me dije se konviktet janë në dispozicion të familjeve që do të evakuohen.

Kryebashkiaku i bëri thirrje KESH që të informojë në kohë reale mbi shkarkimet, pasi në varësi të tyre varen ndërhyrjet në terren.

“Po ndjek me vëmendje situatën që kanë krijuar reshjet e shumta në Bashkinë Shkodër. Grupet tona të punës ndodhen në terren dhe kemi marrë masat për çdo rast që mund të paraqitet. Kërkoj bashkëpunimin e banorëve që në rast emergjence të kontaktojnë me strukturat e bashkisë për evakuim apo çdo nevojë tjetër që mund të paraqitet.

Si pasojë e shkarkimeve nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit parashikohen orë të vështira, prandaj i bëj thirrje drejtuesve të KESH të informojnë në kohë dhe mënyrë periodike mbi prurjet dhe shkarkimet që të mos gjendemi në situata të paparashikuara“-shkruan kryebashkiaku në Facebook.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...