23.3 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Njoftim i Autoritetit Rrugor: Mbyllet përkohësisht trafiku në Bypass-in e Vlorës për rivitalizimin e skarpatave

Autoriteti Rrugor ka njoftuar se në Bypass-in e qytetit të Vlorës do të zhvillohen punime të rëndësishme për rivitalizimin dhe mbrojtjen e skarpatave nga rënia e gurëve. Për të kryer këto punime, është e nevojshme të ndërpritet trafiku përkohësisht në këtë segment të rrugës.

Mbyllja e trafikut do të aplikohet konkretisht nga kilometri 12, që fillon pas fshatit të Kaninës, deri në kilometrin 20 në afërsi të kryqëzimit që del në Rradhimë. Bllokimi i trafikut në këtë segment do të nisë më datën 10 nëntor 2023 dhe do të vazhdojë deri në përfundimin e të gjitha punimeve të nevojshme për të garantuar sigurinë dhe funksionalitetin e rrugës, pa trafik.

Autoriteti Rrugor ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje të rëndësishme që po zhvillohen në këtë aks rrugor, deri në përfundimin e plotë të projektit të rivitalizimit dhe sigurisë rrugore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...

SPAK e çon për gjykim Erion Isain: Tendera të orientuar, projekte fiktive dhe komunikime...

0
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë i pandehur nga SPAK dhe është dërguar për gjykim, nën akuzën se ka favorizuar kompaninë “A&E Engineering”...

“Easy Money” godet mafiet shqiptare dhe italiane/ Shkatërrohet banka klandestine që qarkullonte deri në...

0
Një operacion i gjerë ndërkombëtar i koduar “Easy Money” ka goditur një rrjet të sofistikuar pastrimi parash që dyshohet se financonte dhe pastronte të...