23.7 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Njohja reciproke e pensioneve për Emigrantët Shqiptarë në Itali

Nga muaji korrik e në vazhdim, emigrantët shqiptarë në Itali do të përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve. Shteti italian do të njohë dhe do të llogaritë kontributet shoqërore që këta emigrantë derdhin nga puna e tyre për efekt pensioni.

Dokumenti i plotë i marrëveshjes, tashmë është botuar në fletoren zyrtare, i ratifikuar nga të shtetet. Kjo marrëveshje është nënshkruar që në shkurt të këtij viti, midis Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë dhe atij të Italisë. Pas miratimit, marrëveshja nuk zbatohet vetëm për pensionet e pleqërisë por shtrihet edhe tek përfitimet e invaliditetit, pensionet familjare, sigurimin nga sëmundjet, barrëlindja dhe papunësia.

Për procedurë, emigrantët shqiptarë që janë në prag pensioni mund të aplikojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Itali. Rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, por edhe shtetas italianë që janë të vendosur prej vitesh në Shqipëri, pritet të përfitojnë nga njohja reciproke e pensioneve.

Marrëveshja bën të mundur që të mos humbasin vitet e kontributeve dhe shtetasit të përfitojnë pension nga të dyja vendet. Një person që ka 10 vite pune në Shqipëri dhe 15 vite pune në Itali, mund të përfitojë një pension në Shqipëri dhe një pension në Itali për ato 15 vite që mund të ketë derdhur kontribute atje.

Qeveria italiane ka parashikuar një fond prej 136 milionë eurosh për zbatimin e njohjes së pensioneve deri në vitin 2032.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

33 vatra zjarri në 24 orë, 8 vijojnë aktive! Forcat e Armatosura dhe avionët...

0
33 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 8 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe 5...

Tërmeti 3.1 ballë lëkund Shqipërinë juglindore, ja ku ishte epiqendra

0
Një tërmet me magnitudë 3.1 është regjistruar mëngjesin e sotëm në juglindje të Shqipërisë. Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundjet janë regjistruar në orën 09:36:50, me...

1.1 ton kanabis dhe 23 mijë bimë/ Goditet plantacioni gjigant në Zvicër, në pranga...

0
Një operacion i Policisë Kantonale të Zyrihut në Zvicër ka çuar në zbulimin e një plantacioni gjigant indoor kanabisi, me rreth 4 mijë metra...

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...