18.7 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Nuk ka rritje të rasteve me COVID, por ulje të indikatorëve/ Ndërsa infektimet e fëmijëve nga varianti Delta janë rritur

Kreu i Urgjencave Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se prej një jave ka një ulje të lehtë të indikatorëve të infektimeve me COVID-19 në vendin tonë.

Brataj nga konferenca e Komitetit të Ekspertëve Teknik tha se situata është në kontroll.

“Nuk ka rritje, por ulje të lehtë të indikatorëve. Edhe në qendrën e Urgjencës nëse ishim 470 vizita, sot jemi 390-400. Nëse në datën 19 shtator vitin e kaluar, kishim 178 pacientë në spitale, sot 216 të shtruar. Çfarë ka treguar deri tani situata? Mbrojtja nga format e rënda është shumë e mirë dhe është rritur trajtimi në banesë dhe ulja e rasteve të humbjeve. Midis këshillimit, që sot qytetarët kanë më shumë besim, e ndjekin sëmundjen në shtëpi. Për rastet që kanë nevojë shërbehen në banesë. Situata është në kontroll.”, tha Brataj.

Ndërkohë mjekja pediatre, Gjerogjina Kuli, foli për fëmijët e infektuar me virusin dhe si e përballojnë ato betejën me sëmundjen.

Sipas mjekes, ka pasur një rritje të infektimit të fëmijëve, por për fat të mirë, ata nuk paraqesin komplikacione të shumta.

Edhe pse shifrat e shtrimeve tek fëmijët janë rritur, ata arrijnë të rikuperohen brenda pak ditësh prej infeksionit. Sipas saj numri i fëmijëve të hospitalizuar që prej fillimit të pandemisë është 360 dhe numri i fataliteteve nuk ka ndryshuar që prej vitit të shkuar, ku u shënua vetëm një humbje jete.

“Edhe te ne është pasqyruar rritja e rasteve pozitive në këtë valë të re të COVID-it. Kemi një rritje të ritmit të shtrimeve në fëmijë të formave të mesme të moderuara, por fatmirësisht situata klinike është në kontroll.

Fëmijët ranimohen brenda disa ditësh dhe na kanë dhënë mundësi të mos kalojmë kapacitetet spitalore. Fatmirësisht shifrat e fatalitetit mbeten po ato që kemi dhënë, s’kemi asnjë rast deri më tani me komplikacione post-COVID”, tha mjekja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...