29.6 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

“Nuk kam asnjë mardhënie intime”, Rrëfimi i Manderina Çelës: Si u plagos nga ish-partneri në mes të rrugës në Korçë

Disa ditë më parë, Manderina Çela, nënë e tre fëmijëve, ka qenë viktimë e një sulmi me thikë nga Ilir Çami në qytetin e Korçës. Pas ngjarjes të rëndë, ajo ka folur ku ka hedhur poshtë thashethemet që u përhapën në media për një lidhje intime mes saj dhe agresorit. Ajo ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë marrëdhënie me Ilir Çamin dhe ka theksuar se ai e kishte përndjekur për një kohë të gjatë.

Manderina ka treguar se ngjarja ndodhi kur ajo po kthehej nga spitali, ku kishte vizituar nipin e saj. Pasi ishte larguar nga spitali, ajo u ndalua nga Ilir Çami, i cili e ndoqi dhe ia preu rrugën. Ajo e ka mohuar çdo mundësi lidhjeje intime me të, duke e quajtur informacionin që po qarkullonte në media si të pavërtetë dhe gënjeshtra.

“Atë ditë isha tek nipi në spital, erdhi dhe më ndoqi. Sapo dola, ai më preu rrugën dhe i thashë: ‘mos më ndiq, nuk kam të bëj më me ty’. Më kërkoi diçka që nuk mund ta them këtu. Po, më kërkoi marrëdhënie seksuale dhe kafe. I thashë se nuk vija. E shtyva me duar, dhe ai nxori thikën dhe më tha se do të më therte. Vendosi thikën në grykë, e shtyva dhe thika ra poshtë. Ai më shtriu përtokë dhe më tha përsëri se do të më therte”, ka rrëfyer Manderina.

Ajo ka shtuar se gjatë momentit kur Ilir Çami po kryente sulmin, ai ngrinte kokën dhe shihte dikë, duke lënë të kuptohet se mund të kishte pritur ndihmën e një personi tjetër. Manderina ka shprehur se nuk di të thotë se kush mund të kishte qenë ky person, por ajo është e sigurt që Ilir Çami kishte pasur një qëllim tjetër gjatë momentit të sulmit.

Ngjarja ka tronditur qytetin e Korçës dhe ka sjellë reagime të shumta nga komuniteti, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbuluar motivet e sulmit dhe për të marrë masat e nevojshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Enjte, 6 Gusht 2026

0
Për 6 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të mbizotërojë në të gjithë territorin, ndërsa...

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...