8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

“Nuk mundem kurrsesi të pajtohem me ikjen e saj”, Adelina Ismaili për humbjen e nënës

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka ndarë një rrëfim të thellë dhe prekës për dhimbjen e thellë që ka përjetuar pas humbjes së nënës së saj, një ngjarje që ajo e cilëson si momentin më të tmerrshëm të jetës së saj. Në një intervistë, Adelina ka shprehur se kjo humbje është ende e papërballueshme për të, duke treguar se çdo ditë e nis dhe e mbyll duke biseduar me të.

Nuk e kam përballuar ende. Është momenti më i tmerrshëm në jetën time dhe e them shumë sinqerisht që unë nuk mundem kurrsesi të pajtohem me ikjen e saj,” ka thënë ajo. Ajo ka shtuar se çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje flet me të, duke konsultuar dhe kërkuar këshilla nga e mama e saj.

Përveç dhimbjes së humbjes, Adelina ka ndarë edhe një peng të madh, atë që nëna e saj nuk mundi të shihte nipin, Uliksin, i cili lindi pas një viti nga ndarja e saj nga jeta. “Pengu që nuk e ka parë Uliksin, i cili ka lindur një vit më vonë, si për ironi, si për çudi,” ka thënë ajo.

Këngëtarja gjithashtu ka folur për raportin e saj me babain, një figurë më pak e përmendur në rrëfimet e saj publike. Ajo ka shpjeguar se kjo ka ndodhur thjesht sepse askush nuk e kishte pyetur për të, duke shtuar se marrëdhënia e saj me të ka qenë gjithmonë e mirë. Megjithatë, ajo ka përmendur me ngazëllim marrëdhënien e ngushtë dhe fantastike që ka pasur me njerkën e saj, Myrveten.

Kam një raport të mirë me të, i bazuar në shumë respekt, por nëse duhet të përmend një raport të mirë, është gruaja e tij me të cilën kam një raport fantastik, Myrvetja,” ka përfunduar Adelina.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...