33.7 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Nuse dhe vjerrë por dy kundërshtare të forta në politikë, rrëfimi i vjerrës së Floriana Garros

Ishim mësuar ta shikonim si imazh televiziv, ndaj të shumtë ishin ata që u befasuan kur Floriana u bë pjesë e politikës.

Sot Garo mban postin e drejtoreshës së komunikimit të Komisionit të Rithemelimit dhe shfaqet në krah të Berishës në çdo dalje publike. Ndërkaq, vjehrra e saj e angazhuar me politikë i ka publike deklaratat kundër ish-kryeministrit Berisha.

Ditët e fundit ajo bëri një reagim të ashpër në rrjetet sociale lidhur me peticionin për largimin e ambasadores Yuri Kim, por duket se klima politike nuk ndikon në marrëdhënien me nusen e saj. E kontaktuar nga “Panorama Plus”, Ratkoceri u shpreh se në këtë pikë të dyja kanë rënë dakord për të mos rënë dakord.

“Reagimi im nuk ka fare lidhje me nusen time. Ajo është amerikane jo vetëm me pasaportë, po edhe me shpirt dhe me besim. Nuk kemi objekt bisede politikën. Madje, qeshim me titujt bombastike të gazetave. Opinionet tona të kundërta nuk influencojnë fare në marrëdhënien tonë.

Ne respektojmë mendimin ndryshe të njëra-tjetrës dhe kjo është themeli ku bazohet marrëdhënia jonë, sigurisht së bashku me dashurinë dhe respektin për njëra-tjetrën. Kemi rënë dakord që në këtë pikë nuk jemi absolutisht dakord”, ka rrëfyer vjehrra e Florianës, duke zbuluar kështu për herë të parë ndikimin që kjo temë ka në familjen e saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...