19.9 C
Tiranë
Thursday, July 9, 2026

OBSH: “Ne kemi 65 për qind të rasteve që vijnë nga Evropa dhe Evropa është në fokus të një përhapjeje shumë të ashpër”

Zëdhënësja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Margaret Harris, tha se Evropa është shtytësi kryesor me raste të reja të COVID-19 dhe po përballet me përhapje të jashtëzakonisht të rëndë të sëmundjes.

Duke iu përgjigjur pyetjes së AA-së në lidhje me ashpërsinë e variantit dominant delta të koronavirusit, përkundër paraqitjes së variantit të ri omicron, Harris tha se me siguri mund të thuhet se Evropa është shtytësi kryesor.

“Ne kemi 65 për qind të rasteve që vijnë nga Evropa dhe Evropa është në fokus të një përhapjeje shumë të ashpër, shumë të vështirë. Dhe shumica e rasteve janë delta”, tha Harris.

Ajo përsëriti një mesazh të vjetër nga OBSH për të “forcuar me të vërtetë” masat sociale dhe të shëndetit publik, si dhe vaksinimet, “sepse të gjitha ato gjëra do ta ndalojnë edhe deltan edhe omicronin”.

Harris u shpreh se varianti omicron është vërejtur në 58 shtete pasi për herë të parë u paraqit në Afrikën e Jugut dhe Botswana.

Ajo tha se nevojitet dyfishim i masave të besueshme, siç janë shmangia e grumbullimeve masive dhe turmave, derisa në ndërkohë duhet kushtuar rëndësi mbajtjes së maskave dhe higjienës së duarve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacioni “Basti i Fundit” në Fushë-Krujë/ Arrestohet polici, dyshohet për organizim lojërash fati të...

0
Një punonjës policie dhe dy persona të tjerë janë arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit të koduar “Basti i Fundit”, pas një hetimi...

Zjarr i madh në Porto Palermo, zjarrfikësit ndërhyjnë për izolimin e flakëve

0
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e djeshme zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse...

Gjykata e Posaçme lë në burg Emiljan Burbën/ SPAK: Dyshohet se drejtonte grup kriminal...

0
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Emiljan Burbën, i arrestuar pas hetimeve...

Veliaj kërkon përshpejtimin e gjykimit në Gjykatën e Lartë/ Avokati Ndreca: Vonesat cenojnë mandatin...

0
Mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar në Gjykatën e Lartë kërkesën për përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes së tij, pas zbardhjes...

E kërkuar nga Interpoli për atentatin me bombë në Monako, gjendet e vrarë në...

0
Një grua ukrainase, e shpallur në kërkim ndërkombëtar si e dyshuar për një atentat me bombë në Monako, është gjetur e pajetë pranë kryeqytetit...