33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Oficerët grekë marrin Demirazin: Më vjen keq që ika, më vjen keq për djalin, do t’i tregoj të gjitha!

Mediat greke kanë njoftuar sot se Roxhers Demirazi, shqiptari i dyshuar për pjesëmarrjen në vrasjen e tifozit Alkis Kambanos në Selanik, iu dorëzua autoriteteve policore greke, pasi ishte dorëzuar vetë në Policinë e Korçës një ditë më parë.

Media greke shkruan: “Një 20-vjeçar shqiptar, i kërkuar për pjesëmarrje në vrasjen e 19-vjeçarit Alkis Kambanos më 1 shkurt, u dërgua në kufirin shqiptaro-grek për t’iu dorëzuar autoriteteve greke. Këtë e ka konfirmuar për Kathimerini, avokati i tij grek. Avokati i tij më herët kishte konfirmuar për Kathimerini transferimin e afërt.

I dyshuari ishte arratisur në Shqipëri menjëherë pas vrasjes. Më herët të enjten, tre të dyshuar të tjerë u paraburgosën.”

Roli i 20-vjeçarit që u dorëzua në Shqipëri – premton të tregojë shumë për skuadrën e vdekjes

20-vjeçari që kishte kaluar me babanë dhe gjyshen e tij nga Krystalopigi për në shtetin fqinj, Shqipëri, pas vrasjes dhe ndërkohë që një urdhër-arresti ndërkombëtar ishte në fuqi u dorëzua vetë në Policinë e Koricës. 20-vjeçari ka hyrë në Greqi në orët e vona të natës dhe është dorëzuar tek autoritetet greke.

I shoqëruar nga një oficer i policisë greke mori rrugën për në Selanik.

Ai kërkoi të ekstradohej në Greqi për të rrëfyer, siç thotë ai, të vërtetën sesi skuadra e vdekjes veproi ndaj 19-vjeçarit Alkis dhe dy shokëve të tij. “Më vjen keq që u largova. Dua të kthehem dhe të gjykohem për të thënë të gjithë të vërtetën për atë që ndodhi në të vërtetë atë natë. Më vjen shumë keq për djalin”, tha 20-vjeçari.

Misteri me personin e 12-të

Pavarësisht se kanë kaluar disa ditë nga vrasja e Alkisit, ende ka një mister me personin e 12-të të përfshirë në vrasje, i cili është drejtuesi i makinës së tretë, i cili mbetet i pa arrestuar.

Deri më tani, njeriu në fjalë konsiderohej si “fantazmë”, pasi askush nuk e dinte identitetin e tij. E vetmja gjë që dinin ishte se ai ishte banor në Oreokastro.

Mirëpo, sipas informacioneve të MEGA-s, duket se rrethi po ngushtohet për të 12-ën e përfshirë, pasi autoritetet ia dinë emrin dhe kanë një përshkrim edhe për pamjen e tij. Vlen të theksohet se mjeti i tretë është ende i zhdukur.

Tashmë për autoritetet konsiderohet si pikë kyçe sqarimi i rolit të këtij personi. Madje, në këtë kuadër vlerësohet shumë e rëndësishme dëshmia e 25-vjeçarit “athinas”, i cili u dorëzua në polici dje, të mërkurë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...