22.5 C
Tiranë
Saturday, July 26, 2025
spot_img

OFL i dërgon formularin 2 të dënuarve në Mirditë dhe 1 në Lezhë (Emrat)

Operacioni Forca e Ligjit është intensifikuar tashmë teksa është ndalur në 2 qytete duke u dërguar formularin e vetdeklarimit 3 të dënuarve më parë.

Në Mirditë, OFL u kërkon të deklarojnë pasurinë dy të dënuarve për vrasje si dhe një tjetri në Lezhë të dënuar për vepra me qëllime terroriste nëpërmjet shkaktimit të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Ata janë Andre Nikolli, Besnik Lekgegaj, Besmir Lugina.

NJOFTIMI I PLOTE

OFL, 19 tetor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Andre Nikolli, banues në Rubik, Mirditë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim;

Besnik Lekgegaj, banues në Perlat, Mirditë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Besmir Lugina, banues në Lezhë, i dënuar për “Vepra me qëllime terroriste nëpërmjet shkaktimit të ndërprerjes së energjisë elektrike”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dëgjova zërin e babit, por më thanë që kishte vdekur” – rrëfimi i Kristiola...

0
Pas ceremonisë mortore të të atit, Anesti Rama, e shoqëruar nga dhimbja për humbjen dhe tronditjen nga arrestimi i nënës dhe motrës së saj,...

Brigitte Macron i shkon deri në fund betejës ligjore për thashethemet rreth identitetit të...

0
Thashethemet për identitetin e supozuar transgjinor të zonjës së parë të Francës kanë qarkulluar prej vitesh në rrjetet sociale, por këtë herë Brigitte Macron...

Ish-stjuardi i “American Airlines” dënohet me 18,5 vite burg për abuzim dhe filmime të...

0
Gjykata Federale në Boston ka dënuar me 18,5 vite burg ish-stjuardin e “American Airlines”, Estes Carter Thompson III, pas shpalljes fajtor për përpjekje për...

Situata dramatike në Gaza: Adoleshenti që kërkonte ushqim dhe burri i kequshqyer mes viktimave...

0
Gaza po përballet me një krizë humanitare që po përkeqësohet me shpejtësi. Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi njoftoi të enjten për dy...

Delvina përfshihet nga flakët, digjen mbi 11 banesa – urdhërohet evakuimi i tre fshatrave

0
Zjarri që ka përfshirë zonën e Delvinës ka marrë përmasa dramatike, duke shkrumbuar mbi 11 banesa dhe disa objekte biznesi në fshatrat Vergo dhe...