19.5 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian gjatë një dasme në Jammu,shpëton pa u lënduar

Një atentat është tentuar ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian Jammu dhe Kashmir, Farooq Abdullah, gjatë një ceremonie martesore në qytetin Jammu. Sipas mediave ndërkombëtare, një person ka qëlluar me armë zjarri drejt tij nga një distancë shumë e afërt.

Fatmirësisht, plumbi nuk e ka goditur Abdullahun, ndërsa truprojat dhe komandot e Gardës Kombëtare të Sigurisë (NSG) kanë ndërhyrë menjëherë duke neutralizuar autorin dhe shmangur një tragjedi.

I dyshuari është identifikuar si Kamal Singh Jamwal, 63 vjeç, i cili u arrestua në vendngjarje. Gjatë marrjes në pyetje, ai deklaroi se kishte pritur prej vitesh për të kryer sulmin dhe se veprimi i tij lidhej me një “agjendë personale”.

Pas të shtënave, disa nga të pranishmit në ceremoni e kanë goditur autorin, ndërsa policia e ka marrë në kontroll dhe e ka shoqëruar për hetime të mëtejshme.

Për ngjarjen reagoi edhe kryeministri aktual i rajonit, Omar Abdullah, djali i ish-kryeministrit, i cili në një reagim publik tha se babai i tij shpëtoi për mrekulli nga atentati.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e sulmit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...