19.5 C
Tiranë
Wednesday, July 30, 2025
spot_img

OFL në Dibër, iu kërkon burimet e pasurisë 3 të dënuarve për trafik droge (EMRAT)

Operacioni Forca e Ligjit iu kërkon burimet e pasurisë tre të dënuarve për trafik droge. OFL iu dërgon formularët të dënuarve Eriol (Moll) Çela, Tedi Vojka dhe Albi Murja.

Njoftimi i OFL:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

E.(M.) Ç., banues në Dibër, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

T. V., banues në Dibër, i dënuar në Francë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

A. M., banues në Dibër, i dënuar në Francë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Avokati i policit të përfshirë në dhunimin e kamerierit 18-vjeçar publikon pamje të reja:...

0
Çështja e dhunës në një lokal në Vlorë, ku një polic goditi kamerierin 18-vjeçar Ron Balaj, ka marrë një tjetër kthesë pas reagimit të...

Horoskopi ditor, e Martë, 29 Korrik 2025

0
♈ Dashi Shpreheni drejtpërdrejt dhe kërkoni qartësi në marrëdhënie. Mos prisni që të tjerët të kuptojnë heshtur. Sinqeriteti ju udhëheq përpara.   ⸻ ♉ Demi Fokusohuni në...

Parashikimi i motit, e Martë, 29 Korrik 2025

0
Në shumë zona të vendit, sidomos në veri dhe qendër, priten reshje të shkurtra shiu me stuhi lokale. Temperaturat në mëngjes do të jenë...

Kukës – Gjendet trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi”

0
Policia bën me dije se rreth orës 16:00, Salla Operative e DVP Kukës u njoftua për praninë e një kufome të gjinisë mashkullore, ende...

Avokati i efektivit të dhunuar në Vlorë publikon pamje të reja: “Janë 15 autorë,...

0
Avokati i policit të dhunuar dy ditë më parë në një lokal në Vlorë ka reaguar ashpër ndaj mosveprimit të Policisë së Shtetit, duke...