33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Ogerta Manastirliu:’Të gjithë shqiptarët që do të kërkojnë ndihmë mjekësore në spitalet publike nuk do të vuajnë nga mungesa e barnave’

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka siguruar se të gjithë shqiptarët që do të kërkojnë ndihmë mjekësore në spitalet publike nuk do të vuajnë nga mungesa e barnave.

Pas mbledhjes së përjavshme të qeverisë, Manastirliu u pyet për mungesën e ilaçeve në Onkologji por me diplomaci iu shmang përgjegjësisë duke dhënë një përgjigje diplomatike.

Pyetje: Nga burimet bëjnë me dije për mungesë e barnave në Onkologji, familjarët e blejnë një medikament jashtë spitaleve, përse nuk ka furnizim me ilaçe?

“Unë në komunikime të tjera e kam bërë me dije se janë siguruar të gjitha medikamentet që ka nevojë spitali në Nënë Tereza. Nëse ke nevojë për informacion për sasinë e barnave drejtoju kësaj strukture në QSUT lidhur me sasinë dhe afatet e skadencës së barnave. Por ne si ministri do të garantojmë buxhet të nevojshëm që mos ketë problematikë dhe mungesë edhe për barna për repartin e Onkologjisë. Duam që të kemi në vazhdimësi për furnizimin me barnat, ne kemi hapur edhe procedurat e prokurimit publik nuk na mungojnë as fondet as bashkëpunimi për të garantuar furnizimin me barna”, tha fillimisht Manastirliu.

Pyetje: Ilaçet që kanë munguar për fëmijët që vuajnë nga sëmundjet e rënda, e kujt është përgjegjësia. Prindërit i kanë siguruar vetë këto ilaçe, e ndjeni veten për të dhënë dorëheqjen?

“Informacionet që kërkoni bëni kërkesë në spitalin Nën Tereza dhe ata do t’u japin informacione për gjendjen e barnave. Mesa di unë ju keni çuar edhe një kërkesë në organet e prokurorisë dhe të presim përgjigje. Ministria i jep garanci të plotë që buxheti dhe financimi për barnat në gjithë spitalet e Shqipërisë nuk do të mungojë dhe ne do ta ndjekim me ligj”, tha Manastirliu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...