14.2 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

“Oh prit… kjo është gruaja ime.”Benny Blanco reagon pas fejesës me Selena Gomez

Producenti i njohur Benny Blanco duket ende i emocionuar për fejesën e tij me këngëtaren dhe aktoren Selena Gomez. Të mërkurën, më 18 dhjetor, Blanco, 36 vjeç, ripostoi në një histori në Instagram fotot e fejesës, duke shkruar: “Ende nuk mund ta besoj”.

Në fotografinë e ndarë, Blanco shihet teksa puth në kokë të fejuarën e tij, 32-vjeçare, ndërsa Selena tregon për kamerën unazën e saj të fejesës, një diamant shkëlqyes. Në postimin origjinal të ndarë nga Gomez, ajo kishte shkruar: “Përgjithmonë fillon tani”, ndërsa Blanco komentoi me entuziazëm: “Oh prit… kjo është gruaja ime.”

Në një intervistë të dhënë në maj në “Howard Stern Show”, Blanco foli për lidhjen e tyre dhe emocionet që ndien ndaj Selena Gomez. “Kur e shikoj atë, gjithmonë them, nuk njoh një botë që mund të jetë më e mirë se ajo,” deklaroi producenti, duke reflektuar dashurinë e madhe për partneren e tij.

Dyshja kanë një histori të gjatë miqësie, që daton vite më parë. Ata u njohën përmes industrisë së muzikës dhe bashkëpunuan në këngën “I Can’t Get Enough” në vitin 2019. Lidhja e tyre romantike nisi në qershor të vitit 2023, dhe vetëm disa muaj më vonë, në dhjetor, ata dolën publikisht si çift.

Kjo fejesë ka shkaktuar gëzim mes fansave të të dy artistëve, të cilët presin me padurim zhvillimet e ardhshme në lidhje me historinë e tyre të dashurisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...

“Krejt radarët e shtetit i mbyll për ty”, dalin mesazhet e reja mes Vlora...

0
Mesazhe të tjera janë bërë publike nga dosja hetimore e SPAK, duke nxjerrë në pah komunikimet mes Ergys Agasit dhe ish-drejtueses së Shërbimit Informativ...

Djathi Brie me Listeria u shit te konsumatorët, AKU gjobit kompaninë: pikëpyetje për kontrollin...

0
Djathi Brie i importuar nga Italia, për të cilin është ngritur alarm për praninë e bakterit Listeria, rezulton se ka përfunduar në treg dhe...

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...