18.8 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Operacion antidrogë në Fier, arrestohen 2 persona shpallet në kërkim organizatori

Drejtoria e Policisë në Fier ka realizuar një operacion antidrogë. Drejtori Lorenc Panganika bëri me dije në një konferencë për shtyp se në kuadër të aksionit të koduar “Vakumi” janë arrestuar dy persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim si organizator i kësaj veprimtarie kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 30 kilogramë kanabis dhe 500 gramë kokainë. Trafikimi i drogës do të bëhej drejt Greqisë.

Është kryer kontroll në banesën e shtetasit E.M dhe në automjetin e dyshuar që do të bënte transportin e lëndës narkotike. Rezultoi që në dysheme, në hapësirën e përgatitur posaçërisht në këtë automjet u gjetën 30 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 500 gramë lënë narkotike kokaine. Lënda narkotike ishte e ndarë në pako dhe e presuar me qëllim trafikimin drejt shtetit grek”, njoftoi policia.

Pas kontrolleve në banesë gjetën 3 peshore elektronike, mjete ambalazhi, mjete që shërbenin për presimin e lëndëve narkotike etj. Për këtë arsye u bë arrestimi në flagrancë i B.Sh 43 vjeç dhe O.M, 71 vjeç, të dy banues në fshatin Cakran për prodhim dhe shitje narkotike dhe mbajtja e transportimi i substancave kimike.

Vijon puna për kapjen e E.M. Policia njoftoi se po vijojnë hetime për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...