20.5 C
Tiranë
Wednesday, April 2, 2025
spot_img

Operacion i gjerë në Maqedoninë e Veriut për zjarrin tragjik që mori jetën e 59 të rinjve

 

Autoritetet policore në Maqedoninë e Veriut kanë ndërmarrë një operacion të gjerë në lidhje me tragjedinë që ndodhi më 16 mars, ku humbën jetën 59 të rinj dhe u plagosën 178 të tjerë pas një zjarri që shpërtheu në një lokal nate në qytetin e Koçanit. Hetimet janë të udhëhoqura nga Prokuroria Themelore Publike e Koçanit.

Në kuadër të këtij operacioni, policia ka ndaluar ish-kryetarin e Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, së bashku me dy paraardhësit e tij, Nikollço Iliev dhe Ratko Dimitrovski. Papazov është marrë në pyetje më 17 mars dhe ka dhënë sqarime lidhur me çështjen, të cilat tani po krahasohen me provat dhe kompetencat e komunës për të përcaktuar përgjegjësitë. Hetimet kanë përfshirë gjithsej 26 persona, përveç tre të ndaluarve të fundit.

Sipas autoriteteve, lokali ku ndodhi tragjedia kishte operuar me një licencë të falsifikuar dhe për vite me radhë nuk kishte plotësuar kushtet e sigurisë të kërkuara për një klub nate. Zjarri dyshohet se ka shpërthyer nga shkëndijat që dolën nga mjetet piroteknike gjatë një koncerti. Në shenjë zie për humbjen e jetëve, Maqedonia e Veriut ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të identifikuar përgjegjësit e tragjedisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Autori i vrasjes së Ilaria Sula është ish-i dashuri i saj, ja çfarë bëri...

0
Policia italiane ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula. Ai është Marc Samson, 23 vjeç, me origjinë...

Trupi i pajetë i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, gjendet në një valixhe në Itali

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, pasi trupi i pajetë i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, u gjet i futur në...

Ilir Meta kërkon votën nga qelia: “Më 11 maj të heqim Ramën, që të...

0
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë një thirrje publike për votën e shqiptarëve nga qelia, ku ndodhet prej disa muajsh. Në...

“Shtet i lodhur!”Makina e stilistes Yllka Brada vidhet, ajo denoncon neglizhencën e institucioneve

0
Stilistja e njohur shqiptare, Yllka Brada, është bërë viktimë e një grabitjeje të shtunën pasdite, kur makina e saj u thye dhe sendet personale...

SHBA kërkon dënimin me vdekje për Luigi Mangione, i akuzuar për vrasjen e CEO...

0
Prokurorët amerikanë do të kërkojnë dënimin me vdekje për Luigi Mangione, 26 vjeç, i cili akuzohet për vrasjen e CEO-së së UnitedHealthcare, Brian Thompson,...