23.8 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

Zbardhet dëshmia e shoferit të betonierës në aksidentin tragjik që mori jetën e 4 të rinjve

 

Dëshmia e Aleksandër Krrashit, shoferit 24-vjeçar të betonierës që u përplas me automjetin Mercedes Benz, ku ndodheshin 4 të rinjtë që humbën jetën, është zbardhur nga hetuesit. Shoferi ka deklaruar se sapo ka hyrë në rrugën kryesore, makina e tij ka ndaluar për shkak se i kishte mbaruar nafta.

Në dëshminë e tij, ai ka thënë se ka provuar ta ndezë dy herë makinën, dhe më pas ka shkuar në një karburant aty pranë për të marrë naftë. Sipas tij, ai ka harruar të ndezë bllokazhin e betonierës, një gabim që mund të ketë kontribuar në aksidentin fatal.

Gjithashtu, mësohet se në dëshminë e parë, shoferi ka thënë se makina ishte në lëvizje, por më vonë ka ndryshuar versionin e tij, duke pranuar se ajo ishte ndalur për shkak të mungesës së naftës. Ka dyshime gjithashtu se betonieria mund të ketë pasur një prishje dhe më pas është fikur, ndërkohë që 24-vjeçari nuk ka ndezur bllokazhin e mjetit dhe as ka vendosur trekëndëshin paralajmërues, që përdoret në rast defektesh për të paralajmëruar kalimtarët dhe automjetet e tjera.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasja në Ksamil, zbardhet dosja: Sokrat Vata dhe një shtetas francez akuzohen për vrasje...

0
Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit të huaj në Ksamil, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit 2026 në ambientet...

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....