29.6 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Operacion i përbashkët i Sigurisë në Kosovë: 16 persona të arrestuar, pjesë e grupi të lidhur me terrorizmin

Në një operacion të përbashkët të realizuar nga organet e sigurisë së Kosovës më 5 dhe 6 prill 2025, janë ndaluar gjithsej 16 persona, të cilët udhëtonin me katër automjete me targa të Kragujevcit të Serbisë. Ndër të ndaluarit, janë katër oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë serbe.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelel Sveçla, bëri të ditur se hetimet paraprake kanë treguar se serbët e arrestuar dyshohet se kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme në Kosovë, duke pasur lidhje me struktura të inteligjencës ushtarake serbe dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës.

Operacioni i ndarë në dy grupe, kishte përfunduar me arrestimin e 16 personave:
1. Grupi i parë, i përbërë nga katër persona, u ndalua në Gjakovë. Gjatë kontrollit të automjetit të tyre, u gjetën dokumente dhe prova që përfshinin:
• Fotografitë me hartën e Republikës së Kosovës;
• Fotografitë e terroristëve të vrarë gjatë sulmit në Banjskë;
• Dy thika, një sëpatë, dhe një dritë rotative.
Me vendim të prokurorit, këta persona u ndaluan për një periudhë 48 orëshe.
2. Grupi i dytë, i përbërë nga 12 persona, u ndalua në Prizren, ku po strehoheshin në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë. Ky grup përfshinte gjithashtu dy oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë serbe.

Një hetim i thelluar ka zbuluar se një zyrtar i policisë serbe me gradën e togerit ka lidhje familjare të afërta me Nemanja Radivojeviqin, një anëtar të grupit terrorist të Banjskës, i njohur me nofkën “Gandi”, dhe që ka lidhje me Vladimir Radivojeviqin, i cili dyshohet të jetë kryesori për vrasjen e rreshterit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Një tjetër zyrtar ushtarak serb, me gradën e kapitenit të klasës së parë, është i lidhur me Jovan Milanoviqin, ish-gjeneral i inteligjencës ushtarake serbe, i njohur për përfshirjen e tij në rrjedhjen e të dhënave të NATO-s para bombardimeve mbi caqet serbe.

Sveçla ka theksuar se strehuar në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë, ky grup mund të ketë pasur një qëllim për të shfrytëzuar institucione fetare për të kamufluar aktivitetet e tyre ose për të shkaktuar tensione etnike dhe fetare në Kosovë. Ai ka paralajmëruar se ky mund të ketë qenë një tentativë për të nxitur dhunë dhe trazira, duke përdorur ngjarje të sajuara.

Përfundimi i hetimeve është ende në vazhdim, dhe Sveçla ka siguruar se organeve të sigurisë do të vazhdojnë hetimet dhe do të informojnë publikun për zhvillimet e mëtejshme të këtij rasti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Enjte, 6 Gusht 2026

0
Për 6 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të mbizotërojë në të gjithë territorin, ndërsa...

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...