Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Etiketa 1”, duke zbuluar një dyqan në rrugën “Demokracia”, Babrru, që shiste veshje të dyshuara të kontrabanduara me logo false dhe pa fatura shitjeje.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua administratorja e dyqanit, E. N., 38 vjeçe, banore e Babrrut. Gjatë kontrolleve, forcat e rendit sekuestruan veshje me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara si false, me një vlerë totale prej rreth 40 000 euro.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.






