26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Tragjedi në Skrapar: Gjendet trupi i 42-vjeçarit që u hodh në lumë pas mosmarrëveshjeve familjare

Pas një operacioni 10-ditor kërkim-shpëtimi, efektivët e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut gjetën trupin e Ilir Kurtit, 42 vjeç, i cili i dha fund jetës duke u vetëhedhur në lumë, në vendin e njohur si “Ura e Blezënkës”, pranë Kanioneve të Osumit në Skrapar.

Më 20 shkurt, në vendngjarje u gjetën motorri me të cilin lëvizte, disa sende personale dhe telefoni i tij, nga i cili rezultoi se 42-vjeçari kishte dërguar një mesazh vëllait, duke treguar vendimin tragjik: “Po hidhem në lumë”.

Familjarët tregojnë se ai kishte kaluar muaj të tërë i mbyllur në vetvete dhe po vuante për ndarjen nga djali i tij, me të cilin nuk fliste prej 7 vitesh, pasi ish-bashkëshortja e kishte marrë djalin me vete në Rumani pas largimit nga Skrapari.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...