33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Operacioni i Guardia di Finanza godet një rrjet kriminal që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut

Guardia di Finanza (GDF), DDA, Europol dhe Eurojust kanë realizuar një operacion të suksesshëm, duke goditur një organizatë kriminale të narkotrafikut që operonte me përdorimin e kodeve sekrete të komunikimit dhe pajisjeve teknologjike të sofistikuara, dyshohet se ishte Sky ECC. Ky grup, që transportonte miliona euro kokainë nga Amerika e Jugut, kishte kontakte të drejtpërdrejta me bazat e tij në Belgjikë, Holandë dhe Shqipëri.

Operacioni ka çuar në lëshimin e tetë fletëve-arresti, ku pesë nga të dyshuarit janë arrestuar dhe ndodhen në burg, dy janë nën arrest shtëpiak dhe një është nën detyrim për t’u paraqitur në polici. Hetimet kanë zbuluar se grupi kriminal po përgatiste një dërgesë tjetër të madhe të drogës, për të cilën janë kapur mesazhe të komunikimit me Shqipërinë. Pjesë e operacionit janë oficerët e Europolit dhe DDA-së së Milanos, të cilët kanë ndihmuar në deshifrimin e komunikimeve të kriminelëve, të koduara me teknologjinë e fundit, duke zbërthyer bisedat mes anëtarëve të grupit.

Hetimet kanë zbuluar një rrjet të organizuar kriminal, i cili vepronte midis Shqipërisë dhe Italisë, dhe kishte lidhje me organizata të tjera kriminale me origjinë shqiptare në Belgjikë, Holandë dhe Amerikën e Jugut. Ky grup trafikonin sasi të mëdha kokaine për në provincën e Milanos dhe Modenës dhe më pas përdornin metoda të pastrimit të parave për të fshehur fitimet e paligjshme. Gjatë periudhës gjashtëmujori, hetimet tregojnë se ky grup ka transportuar lëndë narkotike me vlerë mbi 5 milionë euro.

Operacioni është ende në zhvillim, me kërkime aktive në provincat e Milanos, Pavia, Monza dhe Modena, duke përdorur njësinë speciale të qenve “Cash Dog” dhe forcat anti-drogë. Grupi ishte duke përgatitur dërgesa të tjera të mëdha kokainë, mes Shqipërisë dhe Italisë, për t’i shpërndarë më tej në tregjet e Europës. Emrat e të dyshuarve ende nuk janë bërë publike, pasi operacioni është në proces.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...