31 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Operacioni “Imazhi”: Policia e Tiranës arreston tre persona për shantazh dhe kërcënim përmes TikTok

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Imazhi”, duke zbuluar dhe goditur dy raste të shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë.

Rasti i parë: Shantazh përmes TikTok

Në një prej rasteve, është arrestuar 27-vjeçari Fadil Tafa dhe është proceduar penalisht 25-vjeçarja L. M.. Ata dyshohet se kanë kërcënuar një 33-vjeçar duke i kërkuar 1000 euro në këmbim të fshirjes së disa postimeve në TikTok, të cilat preknin jetën e tij private.

Sipas Policisë së Shtetit:
“Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi F. T., 27 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasja L. M., 25 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur një 33-vjeçar, për dhënien e shumës 1000 euro, që të fshinin disa foto/shkrime të jetës së tij private nga rrjeti social ‘TikTok’.”

Rasti i dytë: Arrestimi i 21-vjeçarit për shantazh

Në një tjetër rast, policia ka vënë në pranga 21-vjeçarin L. H., i cili akuzohet për shantazh dhe kërcënim për dhënien e pasurisë. Arrestimi i tij u bë pas një kallëzimi të bërë më 14 mars.

Policia po vijon hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këto skema të shantazhit dhe kanosjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...