31 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Familjarët braktisin trupin e 24-vjeçares palestineze të vrarë në Tiranë – Miqtë kërkojnë ndihmë për varrimin në Gjermani

Trupi i Rayyan Alwan, 24-vjeçares palestineze të vrarë nga babai i saj në Tiranë, vijon të mbetet në morgun e kryeqytetit, pasi familjarët e saj nuk kanë shprehur asnjë interes për ta tërhequr.

Sipas burimeve pranë policisë, të afërmit e viktimës janë informuar për ngjarjen, por asnjë prej tyre nuk ka kërkuar të marrë trupin për ta përcjellë për në banesën e fundit.

Miqtë e Rayyan: “Duam ta varrosim në Berlin, por nuk dimë si të procedojmë”

Miqtë e 24-vjeçares, të cilët kanë kontaktuar me BalkanWeb, konfirmojnë se familja nuk dëshiron ta tërheqë trupin, pasi nëna dhe babai i saj kishin planifikuar vrasjen e saj.

Ata kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet shqiptare për të bërë të mundur që trupi të transportohet dhe të varroset në Gjermani.

“Ne duam ta varrosim këtu në Berlin, por nuk dimë si të procedojmë. Nëna e saj është zhdukur dhe babai i saj ka ikur në Liban,” thanë ata.

Nëse brenda afateve ligjore askush nuk e tërheq trupin e Rayyan Alwan, ajo do të varroset në Shqipëri.

Si ndodhi vrasja e Rayyan Alwan?

Sipas hetimeve, Rayyan dhe babai i saj Fadi Alwan mbërritën në Shqipëri më 19 shkurt dhe u vendosën në një apartament me qira në rrugën Gjon Muzaka në Tiranë.

22 shkurt, babai dyshohet se e vrau vajzën me goditje të shumta me thikë, e më pas u largua nga Shqipëria përmes Greqisë, duke kaluar në Amsterdam, dhe më pas në Liban, ku dyshohet se ndodhet aktualisht.

Trupi i pajetë i 24-vjeçares u gjet pesë ditë pas vrasjes nga pronarja e apartamentit, e cila kishte shkuar për të kontrolluar banesën.

Babai i saj, Fadi Alwan, ende nuk është arrestuar, ndërsa autoritetet shqiptare dhe ndërkombëtare janë vënë në ndjekje të tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...