9.5 C
Tiranë
Wednesday, February 11, 2026
spot_img

Operacioni “Livadhet” në Shkodër: Kapet 25-vjeçari Seid Curraj, shpallet në kërkim një tjetër shtetas

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Livadhet”, efektivët e Shkodrës kanë vënë në pranga Seid Curraj, 25 vjeç, ndërsa B. B., 39 vjeç, shpallet në kërkim.

Operacioni u realizua nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, Forcat e Posaçme Shqiponja dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë, pas informacionit për vendndodhjen e të dyshuarve.

Curraj ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale:
• Vjedhje e kryer në bashkëpunim
• Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve
• Prodhim dhe shitje të narkotikëve

Gjatë kontrollit në Livadhet e Kirasit, lagj. “Guerile”, policia sekuestroi:
• 1 armë zjarri automatike dhe municion luftarak
• Një sasi lënde narkotike kanabis
• Automjet tip “Toyota Hilux” pa targa, i vjedhur në Durrës dhe i fshehur rreth 100 metra larg

Puna për kapjen e shtetasit B. B. vazhdon, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dhuna ndaj Nallbatit është e papranueshme” – Reagimi i deputetes Xhixho pas protestës së...

0
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, u shpreh e shqetësuar pas pamjeve që tregojnë dhunën ndaj deputetit Bledion Nallbati gjatë protestës së opozitës....

“Nga punonjës I një marketi në skenën botërore” – Rruga e Bad Bunny nga...

0
Kur Benito Antonio Martínez Ocasio, i njohur sot si Bad Bunny, publikonte këngë anonime nga dhoma e tij në Porto Riko, askush nuk mund...

Berisha: “Deputetin Nallbati e goditën me urdhër politik” – Vizitë në Spitalin e Traumës...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vizitoi mbrëmë Spitalin e Traumës për të marrë informacion mbi gjendjen e deputetit të PD, Bledion Nallbati, i...

“Rrjetet sociale po shkatërrojnë jetën e fëmijëve” – Çekia shqyrton ndalimin e tyre për...

0
Qeveria çeke po shqyrton seriozisht ndalimin e përdorimit të mediave sociale nga fëmijët nën moshën 15 vjeç, mes shqetësimeve në rritje për ndikimin negativ...

“Falsifikuan rezultatet” – 19 të ndaluar në Prizren për manipulim të votave në Suharekë,...

0
Prokuroria Themelore në Prizren ka intervistuar 72 persona të dyshuar për manipulim të votave në Suharekë, ndërsa 19 prej tyre janë ndaluar për 48...