4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Operacioni “Luxury Cars” në Tiranë: Arrestohet një Italian, sekuestrohen 2 automjete luksoze të vjedhura

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Luxury Cars”, i cili synonte goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të automjeteve.

Në kuadër të operacionit janë identifikuar dy shtetas italianë, të cilët trafikonin automjete luksoze të vjedhura nga Italia në Shqipëri. Si rezultat:

  • Është arrestuar shtetasi italian D. S., 37 vjeç, banues në Itali.
  • Është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi F. S., gjithashtu banues në Itali.

Gjatë operacionit, Policia ka sekuestruar dy automjete luksoze, një Audi Q3 dhe një BMW X6, të prodhimeve të fundit, me vlerë rreth 150,000 euro.

Hetimet tregojnë se këta dy shtetas kanë trafikuar automjete të vjedhura nga Italia në Shqipëri në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Policia dhe Prokuroria vijojnë punën për zbardhjen e rasteve të tjera të mundshme të trafikimit të mjeteve nga ky grup.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjendje e qëndrueshme shëndetësore për tifozët e PAOK-ut të plagosur në Rumani

0
Tre tifozët e PAOK-ut, të plagosur në aksidentin fatal të ndodhur të martën në Rumani, ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe jashtë rrezikut...

Si ndikojnë aromat në emocionet dhe shëndetin mendor: çfarë thotë shkenca

0
Shumë kompani parfumesh po shfrytëzojnë gjithnjë e më tepër fuqinë e aromave për të krijuar produkte që synojnë të ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e...

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...