8.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Operacioni “Next” sekuestron 35,755 euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

Policia shqiptare ka finalizuar operacionin e koduar “Next”, për goditjen e tentativës për të futur në Shqipëri një shumë të madhe eurosh pa e deklaruar. Janë sekuestruar 35,755 euro dhe janë arrestuar katër shtetas, dy prej tyre drejtues të autobusit ku ishin fshehur paratë. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me DVP Durrës dhe autoritetet doganore, duke identifikuar një autobus dhe një automjet tjetër ku po tentonin të fusnin paratë në Shqipëri pa deklarim doganor.

Gjatë kontrollit të autobusit me drejtues shtetasin D. M., ky shtetas ka zbritur nga autobusi dhe i ka dhënë një shumë parash një shtetasi që udhëtonte me një automjet tjetër. Nga hetimet dyshohet se shoferi i parë i autobusit, D. M., dhe shoferi i dytë, A. I., po tentonin të fusnin në Shqipëri një shumë të madhe eurosh, të cilën e kishin ndarë në disa pjesë për t’ua dhënë shtetasve T. B. dhe F. F., të cilët udhëtonin me një automjet tjetër.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në autobus, Policia gjeti 35,755 euro dhe 70 franga, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. M., 32 vjeç, banues në Lushnjë, A. I., 48 vjeç, banues në Fier, T. B., 54 vjeç, banues në Tiranë dhe F. F., 25 vjeç, banues në Elbasan. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Policia Kufitare në Portin e Durrësit, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të operacionit të koduar “Next”, të zhvilluar në bashkëpunim me DVP Durrës dhe autoritetet doganore, kanë ndaluar për kontroll autobusin me drejtues shtetasin D. M. Gjatë kryerjes së kontrollit nga Policia, ky shtetas ka zbritur nga autobusi dhe i ka dhënë një shumë parash një shtetasi që udhëtonte me një automjet tjetër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi D. M. (shoferi i parë i autobusit) dhe shtetasi A. I. (shoferi i dytë i autobusit), po tentonin të fusnin në Shqipëri një shumë të madhe eurosh, të cilën me qëllim shmangien e deklarimit para autoriteteve doganore, e kishin ndarë në disa pjesë, për t’ua dhënë shtetasve T. B. dhe F. F., të cilët udhëtonin me një automjet tjetër. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në autobus, Policia gjeti 35,755 euro dhe 70 franga, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. M., 32 vjeç, banues në Lushnjë, A. I., 48 vjeç, banues në Fier, T. B., 54 vjeç, banues në Tiranë dhe F. F., 25 vjeç, banues në Elbasan. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...