12.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Operacioni “Nomada”: Arrestohet grupi i trafikut të paligjshëm të Shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe

Autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me SPAK dhe Policinë e Shtetit, kanë zhvilluar operacionin “Nomada”, i cili ka çuar në arrestimin e një grupi personash të përfshirë në falsifikimin e dokumenteve dhe trafikun e paligjshëm të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe dhe Irlandës.

Grupi kriminal kishte bazën e operacioneve në Kosovë, ku ndodhet laboratori i prodhimit të dokumenteve të falsifikuara, megjithatë, autoritetet ende nuk e kanë lokalizuar aty.

Në krye të organizatës së trafikut të paligjshëm ishte Bashkim Sula, njëri nga personat e arrestuar në mesin e 26 të arrestuarve. Sula koordinoi veprimet dhe transportin e dokumenteve drejt Spanjës përmes agjencisë së udhëtimeve “Domi”.

Lista e të arrestuarve:

1. Bashkim Sula
2. Njazi Ademaj
3. Fitim Rama
4. Ylli Brahimaj
5. Gridi Elezi
6. Rrezart Domi
7. Osman Luca
8. Artur Mici
9. Arsen Caka
10. Adrian Mema
11. Maksim Domi
12. Jugert Gashi
13. Emiljan Marashi
14. Roland Islamaj
15. Behar Rexha
16. Deila Qama
17. Arnold Shahu
18. Ylli Çaushaj
19. Eriola Spaho
20. Murat Gjuniku
21. Bardhyl Imeri
22. Bajram Xhaja
23. Fatmir Stankova
24. Arben Rushiti
25. Leonardo Lama
26. Xhelil Alla

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe autoritetet spanjolle kanë bashkëpunuar për identifikimin dhe ndjekjen e personave të përfshirë në këtë rrjet kriminal. Masat e sigurimit janë caktuar për të gjithë të dyshuarit për vepra të ndryshme penale, përfshirë prodhimin dhe trafikun e drogës, falsifikimin e dokumenteve dhe ndihmën në kalimin e paligjshëm të kufijve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT