Operacioni policor “Lojërat e fatit ” vendos në pranga 5 shtetas, procedohen 3 shtetas, shpallen në kërkim 3 shtetas të tjerë.
Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar në flagrancë E. A., 19 vjeç dhe A. H., 18 vjeç (punonjës të lokalit), proceduan në gjendje të lirë 2 klientë të kapur në flagrancë, si dhe shpallën në kërkim pronarin e lokalit, pasi në Kombinat, u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 120.000 lekë të rinj, 5 njësi kompjuterike, 4 aparate celular dhe dy dekodera që shërbejnë për piratimin (vjedhjen) e sinjaleve televizive.
Sipas informacioneve nga policia bëhet me dije në pranga kanë rënë pesë persona, tre janë proceduar penalisht, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim .
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin e shtetasve L. Xh., 27 vjeç dhe K. B., 28 vjeç (kamarierë në një lokal) dhe shpallën në kërkim pronarin dhe administratorin e lokalit, pasi në rrugën “Petro Nini Luarasi” u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit nëpërmjet celularëve.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 37 vjeç dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin Sh. H., 39 vjeç, pasi në rrugën “Pasho Hysa”, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin e marrë me qira prej tij, u gjetën dhe u sekuestruan 5 njësi kompjuterike, 8 monitorë dhe 7 aparate celular, që dyshohet se përdoreshin për lotari të palejuara.
Operacioni policor “Fati i lojërave”, në pranga 5 persona
POSTIMET E FUNDIT
“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...
Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit.
Në...
Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...
Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...
“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...






