19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Operacioni ‘Quality’: Dy shtetas kinezë kapen në Rinas me 61 kg kanabis nga Tajlanda”

Dy shtetas kinezë janë arrestuar në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas pasi u kapën duke tentuar të fusnin në Shqipëri një sasi të madhe droge të llojit Cannabis Sativa, me përqindje të lartë THC.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, lënda narkotike – rreth 61 kilogramë, e ndarë në 120 pako dhe fshehur në dy valixhe – ishte nisur nga Tajlanda, me tranzit në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe kishte si destinacion Shqipërinë.

Operacioni policor, i koduar “Quality”, u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit, Njësinë e Informacionit për Pasagjerin dhe Drejtoria e Hetimit Doganor.

“Kapen në Rinas, nga Policia Kufitare, dhe vihen në pranga 2 shtetasit kinezë që trafikuan lëndën narkotike nga Bangkoku, me qëllim shitjen në Shqipëri,” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Të arrestuarit janë:
• Y. G., 37 vjeç
• Ch. J., 48 vjeç

Policia bën me dije se kanabisi i sekuestruar ishte me përqindje të lartë THC, çka e rrit ndjeshëm vlerën e tij në treg, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar bashkëpunëtorë të tjerë në këtë linjë të trafikimit ndërkombëtar.

“Vijojnë hetime të thelluara për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast,” – saktëson më tej Policia e Shtetit.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...