28 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

“Hetimet zbulojnë 9 raste korrupsioni” – Biznesmeni Elman Abule përballet me GJKKO-n për dosjen Veliaj

Biznesmeni Elman Abule, i marrë i pandehur në dosjen e Erion Veliajt, është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Abule, i cili akuzohet për pastrim parash, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për të kundërshtuar masën e arrestit shtëpiak të vendosur ndaj tij me kërkesë të SPAK-ut.

Ndërkohë, ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në qeli prej 10 shkurtit, i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme,

“Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar e provuar se të pandehurit Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme nga subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse.”

SPAK thekson se Veliaj, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ka miratuar shpërndarjen e fondeve publike që lidhen me përfitimet e paligjshme.

Prokuroria rendit 13 akuza ndaj Veliajt, përfshirë 9 raste të korrupsionit pasiv, si dhe akuzat për “pastrim të produkteve të veprës penale”, “fshehje pasurie” dhe “shpërdorim detyre”. Gjithashtu, ai akuzohet se gjatë qëndrimit në burg ka shkelur ligjin, duke konsumuar elementët e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Në dosje përfshihet edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, e cila akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të aseteve. Hetimet e SPAK zbuluan blerje online në vlerë prej 86.7 milionë lekësh, si dhe përdorim të shumave të mëdha cash jashtë sistemit bankar.

“Provat e grumbulluara dëshmojnë qartë për qarkullimin e të hollave në cash, jashtë sistemit bankar, në shuma të konsiderueshme, nga e pandehura Ajola Xoxa, bashkëshortja e të zgjedhurit vendor, Erion Veliaj,” thuhet në deklaratën e SPAK.

Përveç çiftit Veliaj-Xoxa, nën hetim janë edhe biznesmenë e bashkëpunëtorë të tyre: Elman Abule, Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Sokol Kryeziu, Mirton Lika, Linda Kazani, Erald Simixhiu, Ina Goxhaj, Frosina Bollo, Valmir Xoxa, Adela Kondakçiu, Flutur Xhani dhe Fatjon Baci.

Në listën e të pandehurve përfshihet edhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka, e cila akuzohet për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...