-0.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Operacioni “Summer” në Durrës: Detaje të reja dhe të arrestuarit

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin “Summer”, ku u shpall në kërkim drejtori i shkollës artistike “Jan Kukuzeli” të Durrësit, Dashamir Mehmeti. 41-vjeçari është një prej tre personave që nuk u arrestua dot gjatë operacionit pasi ai nuk u gjet në banesë kur policia shkoi ta arrestonte për të ekzekutuar vendimin e gjykatës. Gjykata e Durrësit ka lënë në “arrest në burg” 4 nga të arrestuarit, 7 në “arrest shtëpie” dhe 4 të tjerë në “detyrim paraqitjeje”, të akuzuar për trafik lëndësh narkotike.

Arrest në burg:
– Xhuliano Xhaferi
– Mehmet Meta
– Zamir Hoxha
– Klodian Sehiti

Arrest në shtëpi:
– Durim Meta
– Florian Demiri
– Flamur Tare
– Sadik Lako
– Rustem Kolgjini
– Mariglen Lisi
– Saimir Sina

Detyrim paraqitjeje:
– Diamant Shkina
– Mateos Jeshili
– Ergert Patlli
– Gerald Taraj

Një operacion kundër trafikut të drogës dhe armëmbajtjes pa leje është finalizuar në Durrës pas dy muajsh hetime. Si rezultat i operacionit janë arrestuar dhe ndaluar 15 shtetas, 3 janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht.

Personat e shpallur në kërkim janë Orgito Mema, Enis Piro dhe Dashamir Mehmeti. Ky i fundit, 41 vjeç, është drejtori i shkollës së muzikës “Jan Kukuzeli” në Durrës. Policia ka zbuluar përfshirjen e drejtorit të shkollës në veprimtari kriminale, pasi ka organizuar një blerje të simuluar. Mehmeti ka rënë në kurthin e ngritur nga blutë e Durrësit, duke i shitur një agjenti drogë.

Blerja e drogës nga policia është bërë tek persona të ndryshëm, të cilët u kanë shitur drogë agjentëve dhe më pas policia ka vepruar për të goditur këtë veprimtari kriminale. Armët e sekuestruara nga operacioni janë gjetur në banesën e Zamir Hoxhës, 48 vjeç, drejtorit të shkollës Mehmeti, ku iu gjet një pistoletë, dhe 23-vjeçarit Mehmet Meta.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri e llojit kallashnikov, 3 pistoleta, 1 pushkë, 1 çifte, municion luftarak, qindra doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, heroinë, kanabis, 20 telefona celularë, 7 automjete, peshore elektronike dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT